ARABI SAUDITE – Qeveria urdhëron shtetrrethim të Mekës dhe Medinës

KAJRO, 2 prill /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite urdhëroi shtetrrethim në dy qytetet më të shenjta të Islamit, Meka dhe Medina, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Shtetrrethimi do të hyjë në fuqi sot deri në një njoftim të mëtejshëm”, njoftoi Ministria e Brendshme, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA.

Ministria shtoi se gjatë shtetrrethimit, të gjitha bizneset në të dy qytetet do të mbyllen përveç dyqaneve ushqimore, farmacive, karburanteve dhe bankave.

Autoritetet shëndetësore raportuan sot 48 raste të reja me koronavirus në Mekë dhe 46 në Medinë. / /sara/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.