SHBA reagojnë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

PRISHTINË, 1 prill /ATSH/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në një njoftim për media SHBA rithekson se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja, sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe godasin ekonominë e vetë Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e godasin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në reagimin e ShBA-së./KosovaPress/jp/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.