Rama shpërndan videon sensibilizuese: Virusi ka këtë videomesazh për ju


TIRANË, 1 prill/ATSH/ “Mjaft transportuat COVID-19, qëndro në shtëpi, i sigurt dhe i  shëndetshëm”.

Ky ishte mesazhi që përcolli sot Kryeministri Edi Rama përmes një videoje informuese mbi shpërndarjen e koronavirusit.

“Virusi ka këtë videomesazh për ju! Ndiqeni me vëmendje ju lutem”, tha Rama, ndërsa shpërndau videon.

Qëndrimi në shtëpi dhe distancimi social janë mjetet më efikase që po zbatohen në gjithë botën për të evituar përhapjen e COVID-19. /m.m/ /a.a/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.