Operacionet humanitare/ 131 123 familje në nevojë dhe pensionistë kanë marrë ushqime dhe barna mjekësore


TIRANË, 1 prill/ATSH/ Në kuadër të operacioneve humanitare 131 123 familje shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vetëm ditën e sotme janë ndihmuar 7 087 familje.

Konkretisht në Berat janë ndihmuar 165 familje, në Tiranë 767 familje, në Elbasan 625 familje, në Kukës 167 familje, në Dibër 1708 familje, në Korçë 1082 familje.

Ndërkohë Rama tha se në Shkodër janë ndihmuar 160 familje, në Gjirokastër 370 familje, në Lezhë 1160 familje, në Durrës 28 familje, në Vlorë 501 familje dhe në Fier 354 familje.

Kryeministri siguroi se “do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”. /m.m/ /a.a/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.