Një pjesë e shtetasve amerikanë largohen nga Kosova

PRISHTINE, 1 prill /ATSH/ -Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se gjatë ditës kanë përcjellë për në shtëpitë e tyre një numër të caktuar të shtetasve amerikanë, të cilët janë duke qëndruar në Kosovë.

Në një njoftim Ambasada bëri me dije se ata do të jenë në dispozicion të të gjithë shtetasve amerikanë që kanë mbetur në Kosovë, ndërkohë që edhe një fluturim tjetër do të jetë i mundur për datën 5 prill.

“Urojmë që të kenë udhëtim të sigurt dhe shëndet amerikanët të cilëve u kemi ndihmuar që sot të kthehen në shtëpi. Dërgimi i tyre në shtëpi është përparësia jonë, ashtu siç do ta kemi përparësi t’u qëndrojmë në dispozicion atyre që mbesin në Kosovë. Fluturimi tjetër është më 5 prill dhe janë edhe disa vende të lira. Falënderojmë Ambasadën e Zvicrës në Kosovë dhe stafin e linjave ajrore brenda e jashtë vendit, që u siguruan që gjithçka të shkoj mirë”, thuhet në njoftim./KosovaPress/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.