Moti i keq/ Porti i Durrësit nuk paraqet probleme, vijon përpunimi i mallrave

TIRANË, 1 prill/ATSH/  Edhe pse moti i keq ka përfshirë gjithë vendin në portin detar të Durrësit vijon puna pa probleme për përpunimin e mallrave.

Autoriteti Portual Durrës, bën të ditur për ATSH-në se “në port ka mbërritur në orar radha me kamionë”.

“Në kalatat e portit po përpunohen dy anije pa probleme nga shiu. Një nga anijet është me kontejnerë, ndërsa tjetra me skrap”, tha APD.

Sipas APD-së, dy anije me çimento presin në radë.

“Skuadrat e ngarkim-shkarkimit dhe elektrovinçat kanë punuar në orarin 5:00-13:00”, thekson APD.

Ndërkohë që vijon aplikimi i masave drastike për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Porti i Durrësit mbetet porta kryesore për import-eksportin në këtë kohë karantine.

/k.s/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.