Marrëveshja/ Shpërndarje në shtëpi për rreth 40 mijë pensione që tërhiqen përmes bankave

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Posta Shqiptare vazhdon intensivisht shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Republikës së Shqipërisë.

Për t’u ardhur në ndihmë pensionistëve që akoma nuk e kanë marrë pensionin, janë vënë në dispozicion edhe rreth 30 numra kontakti nga të gjithë filialet.

Administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj, në një intervistë në media sqaroi mënyrën se si funksionon shpërndarja e pensioneve në adresë të çdo pensionisti.

“Procesi i shpërndarjes së pensioneve në shtëpi në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ka nisur nga data 10 prill. Pensionistët thjeshtë do të presin radhën, sipas kohës që i kanë marrë edhe më herët. Radha e marrjes së pensioneve nis me pensionistin që ka dal më shpejt në pension. Radha do të jetë e njëjtë siç ka qenë edhe në muajt janar e shkurt”, tha Duraj.

Duraj bëri të ditur se më herët pensionistit i shkonte në shtëpi pensioni pasi kishte plotësuar një formular kundrejt një pagese prej 100 lekësh, por tani nuk ka nevojë, pasi do të jetë Posta që do të çojë në shtëpi pensionin për mbi 669 mijë pensionistët në të gjithë territorin.

Kreu i Postës Shqiptare tha se janë rreth 40 mijë pensione që tërhiqen përmes sistemit bankar dhe Posta po bën marrëveshje me secilën bankë që edhe këto pensione të shkojnë në shtëpi për secilin pensionist.

“Të moshuarit duhet të deklarojnë të dhënat e sakta sidomos të banesave. Kjo vetëm për muajin prill, pasi adresat do të regjistrohen”, u shpreh ai.

Duke filluar nga muaji prill, të gjithë pensionistëve  do t’ju jepet mundësia të bëjnë pagesat utilitare (energji elektrike, ujësjellës dhe Albtelecom/ Internet) pa lëvizur nga shtëpia, me anë të postierëve tanë.

Numrat e vënë në dispozicion janë:

#Lushnjë

📞0686817268 Irinda
📞0698506387 Lediola

#Vlorë

📞 0699729460 Shkëlqimi
📞 0695179750 Eglantina

#Fier

📞 068 427 9206 Kaliona
📞 068 616 9666 Aleksandra

#Elbasan

📞 0682057265 Amarildo
📞 0682057884 Jonida

#Durrës

📞 0693547776 Rexhep
📞 0688053901 Florinda

#Korçë

📞 0686704800 Albani
📞 0692557732 Anila

#Lezhë

📞 068 800 0111 Astrit
📞 069 380 7122 Donika

#Gjirokastër

📞 0692718200 Esmeralda
📞 0693411622 Kristina

#Sarandë

📞 0695770115 Jonida
📞 0695862953 Luena

#Kukës

📞 068 341 6449 Valentina
📞 069 574 3858 Erjoni

#Mat

📞 068 321 0330 Erinda
📞 068 317 3257 Ervini

#Shkodër

📞 069 563 0017 Erona
📞 069 311 1822 Leonora

#Berat

📞 068 606 4942 Erjona
📞 068 408 0082 Klodian

#Tiranë

📞 0683446821 Klodiana
📞 0683446820 Dorina
📞 0683446818 Klaudia
📞 0683446817 Sesilia

/a.gjonaj//j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.