ITALI – Mbërrin avioni me ndihma nga Turqia

ANKARA, 1 prill /ATSH-AA/ – Ndihma me pajisje mjekësore e dërguar nga Turqia për në Itali kundër pandemisë së koronavirusit, ka mbërritur në Romë.

Avioni “A400M” i Forcave Ajrore turke i dërguar me koordinim të ministrisë turke të Mbrojtjes ka arritur në Itali pasi fillimisht u ul në Spanjë, ku gjithashtu u dërguan ndihma.

“Avioni Forcave të Armatosura Turke me pajisje mjekësore që u ngrit nga Madridi, mbërriti në qytetin e Romës në Itali”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes turke.

Ndihma e dërguar nga Turqia, ndër të tjera, përfshin maska të prodhuara në Turqi, maska anatomike, syze mbrojtëse, veshje mbrojtëse dhe dezifektues. / /sara/ /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.