ITALI – Masat e bllokimit shtyhen deri më 13 prill

ROMË, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Masat e bllokimit kundër përhapjes së koronavirusit në Itali do të shtyhen deri më 13 prill, tha sot ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

”Ne nuk duhet të ngatërrojmë sinjalet e para pozitive me sinjalin ‘gjithçka në rregull. Të dhënat tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur dhe se vendimet drastike po japin fryte”, theksoi Speranza.

”Megjithëse të dhënat kanë treguar që numri i përgjithshëm i rasteve në vend po ngadalësohet, me 4 053 infeksione të reja të martën, numri i vdekjeve mbetet mbi 800 në ditë”, shtoi ai.

Italia u bë vendi i parë perëndimor që vendosi një bllokim deri më 9 mars 2020.

Speranza shtoi se “beteja (kundër virusit) është ende shumë e gjatë”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.