HUNGARI – Berlini kërkon respektim të parimeve të shtetit të së drejtës

BERLIN, 1 prill /ATSH-AFP/ – Parimet e shtetit të së drejtës duhet të respektohen nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian, përfshirë Hungarinë ku Viktor Orban mori pushtete pothuajse të pakufizuara, theksoi një zëdhënëse e qeverisë gjermane.

“Para së gjithash, dëshiroj të theksoj se BE është një komunitet i të drejtave dhe vlerave”, deklaroi në një konference shtypi Ulrike Demmer..

“Vlerat mbi të cilat është krijuar Unioni janë, natyrisht, respektimi i dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut”, nënvizoi zëdhënësja e qeverisë së Angela Merkel.

“BE mund të funksionojë si një bashkësi vlerash nëse të gjitha vendet anëtare i respektojnë dhe mbrojnë këto vlera”, shtoi zëdhënësja, pyetur për zhvillimet në Hungari të cilat ajo nuk i përmendi në mënyrë të qartë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.