FRANCË – OKB&OBT: Rrezik për krizë ushqimore për shkak të koronavirusit

PARIS, 1 prill /ATSH-AFP/ – Ekziston rreziku i mungesës së ushqimeve në tregun botëror për shkak të shqetësimeve që lidhen me COVID-19 në tregun ndërkombëtar dhe në zinxhirin e furnizimit ushqimor, theksuan presidentët e dy agjencive të OKB-së dhe OBT-së.

“Pasiguritë lidhur me disponueshmërinë e ushqimit mund të vijnë nga një vale shtrëngimesh në eksport, duke shkaktuar një mungesë në tregun botëror”, deklarojnë në një komunikatë të rrallë të përbashkët kinezi, Qu Dongyu, i cili drejton Organizatën e Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe bujqësinë (FAO), etiopiani, Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe braziliani, Roberto Azevedo, drejtues i Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Për tre organizatat shumëpalëshe që merren me shëndetësinë, ushqimin dhe tregtinë botërore, e rëndësishme është sigurimi i shkëmbimeve tregtare, veçanërisht për të shmangur mungesat e ushqimit”, thuhet ne komunikaten e përbashkët./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.