FOKUS – Izraeli konverton prodhimin e raketave në ventilatorë kundër COVID-19

TEL AVIV, 1 prill /ATSH-DPA/ – Izraeli po ndërron disa linja prodhimit të raketave për të bërë ventilatorë në përpjekjet për të luftuar mungesat kombëtare të pajisjeve mjekësore të përdorura për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Ministria izraelite e Mbrojtjes tha në një deklaratë se linja prodhuese për ventilatorët u inagurua në departamentin e klasifikuar të raketave të klasifikuar nga Izraeli Aerospace Industries (IAI).

“Izraeli duhet të zhvillojë aftësi të pavarura në gjithçka që lidhet me trajtimin e pandemisë. Ne nuk mund të qëndrojmë të varur nga prokurimi nga vendet e tjera”, tha ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennett.

Nisma është një përpjekje e përbashkët midis ministrisë, IAI dhe kompanisë izraelite të teknologjisë mjekësore ”Inovytec”.

”Të 30 ventilatorët e parë të prodhuar tashmë janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë”, sipas deklaratës.

Mungesat e pajisjeve për frymëmarrjen artificiale janë raportuar në të gjithë botën, dhe linjat e prodhimit përballen me sfida në zinxhirin e furnizimit ndërkombëtar.

Linjat e prodhimit të konvertuara ishin përdorur për prodhimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes si sistemet e raketave ”Arrow 2” dhe ”Arrow 3”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.