COVID-19 – OBSH: Numri i vdekjeve është dyfishuar brenda një javë

GJENEVË, 1 prill /ATSH-AFP/- OBSH-ja paralajmëroi sot për një përparimin pothuajse eksponencial të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, ndërkohë që numri i vdekjeve është më shumë se dyfishuar brenda një javë.

“Ndërsa po hyjmë në muajin e katërt të pandemisë, unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të infektimeve”, tha kreu i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konferencë virtuale për shtyp, nga Gjeneva.

“Për shkak se numri i vdekjeve është dyfishuar javën e kaluar, në ditët e ardhshme do të arrijmë në 1 milion raste të konfirmuara dhe 50 000 vdekje”, vazhdoi ai.

Mbi 865 000 raste janë raportuar zyrtarisht në të gjithë botën, më shumë se gjysma e tyre në Europë, 189 000 në SHBA dhe më shumë se 110 000 në Azi./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.