COVID-19/ Komisioni i Ligjeve miraton shtatë Akte Normative

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, miratoi sot shtatë Akte Normative.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut bazuar në nenet 32-36 të Rregullores së Kuvendit, në cilësinë e komisionit përgjegjës, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e realizuar nëpërmjet sistemit online Cisco Webex, në datën 01.04.2020

Fillimisht u shqyrtua akti Normativ nr. 2, datë 11.03.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016 “”Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive””. Relatorja e këtij akti, deputetja Vasilika Hysi nënvizoi se nevoja dhe urgjenca janë elemente përcaktuese të kushtetutshmërisë së aktit normativ. Gjykata Kushtetuese, në disa vendime të saj ka interpretuar kuptimin e termave “nevojë” dhe “urgjencë”.

“Sipas jurisprudencës kushtetuese, nevoja dhe urgjenca janë rrethana dhe situata fakti që vlerësohen, rast pas rasti. Ato mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm jetësorë, natyrorë e shoqërorë. Si raste të tilla përmenden fatkeqësitë natyrore, boshllëku legjislativ i shkaktuar nga shfuqizimi i akteve, nevoja për efekte të menjëhershme në fusha me ndjeshmëri të madhe publike. Ajo që i bashkon të gjitha këto situata është fakti se përfaqësojnë një gjendje jo të zakonshme në jetën e vendit ku evidentohet dukshëm rreziku i ardhjes së pasojave të dëmshme për interesat publikë ose për të drejtat themelore të shtetasve. Ky rrezik dikton nevojën e masave të menjëhershme, por që legjislacioni ekzistues nuk i mundëson dot”, tha ajo.

Më pas u shqyrtuan Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Akti  Normativ  me fuqinë e ligjit nr. 4, datë 16.03.2020 “Për disa shtesa në  Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. Depozituar më 17.03.2020.

Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 5, datë 17.03.2020 “Për një shtesë në  Aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. Depozituar më 18.03.2020.

Akti Normativ me fuqinë e ligjit nr. 8, datë 24.03.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ me fuqinë e ligjit nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. Depozituar më 24.03.2020

Relatorja e aktit normative nr 3, 4,5 dhe 8, deputetja Klotilda Bushka theksoi se, nevoja dhe urgjenca janë elemente me rëndësi të veçantë në përmbajtjen e nenit 101 të Kushtetutës dhe, si të tillë, janë elemente përcaktuese për të drejtën që sanksionon kjo dispozitë. Gjykata Kushtetuese, në disa vendime të saj ku mund të përmendim vendimin nr.24, datë 10.11.2006, nr.1, datë 6.2.2013, nr.5, datë 5.2.2014, ka interpretuar kuptimin e termave “nevojë” dhe “urgjencë”.

“Sipas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese nevoja dhe urgjenca janë elemente me rëndësi të veçantë në përmbajtjen e nenit 101 të Kushtetutës dhe, si të tilla, janë elemente përcaktuese për të drejtën që sanksionon kjo dispozitë. Nevoja dhe urgjenca janë rrethana dhe situata fakti që vlerësohen, rast pas rasti. Ato mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm jetësorë, natyrorë e shoqërorë. Si raste të tilla përmenden fatkeqësitë natyrore, boshllëku legjislativ i shkaktuar nga shfuqizimi i akteve, nevoja për efekte të menjëhershme në fusha me ndjeshmëri të madhe publike. Ajo që i bashkon të gjitha këto situata është fakti se përfaqësojnë një gjendje jo të zakonshme në jetën e vendit ku evidentohet dukshëm rreziku i ardhjes së pasojave të dëmshme për interesat publikë ose për të drejtat themelore të shtetasve. Ky rrezik dikton nevojën e masave të menjëhershme, por që legjislacioni ekzistues nuk i mundëson dot. Nga ana tjetër, elementi urgjencë nuk mund të ekzistojë në vetvete pa nevojën, sepse urgjenca tregon vetëm një situatë që nuk mund të presë, ndërsa nevoja tregon substancën e saj, përcakton situatën që kërkon zgjidhje, tregon marrëdhënien shoqërore që kërkon rregullim ligjor. Kuptimin e tyre të vërtetë termat nevojë dhe urgjencë e manifestojnë në kuadër të situatës të rastit konkret, duke i vlerësuar në kohën kur është vërtetuar prania e tyre. Nga kuptimi i përmbajtjes së nenit 101 të Kushtetutës, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, Këshilli i Ministrave nxjerr akte normative për marrjen e masave përkatëse”, tha ajo.

Komisioni shqyrtoi edhe Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 23.03.2020 “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”. Depozituar më 24.03.2020.

Relatori deputeti Adnor Shameti, veçoi se, “nevoja dhe urgjenca janë elemente me rëndësi të veçantë në përmbajtjen e nenit 101 të Kushtetutës dhe, si të tillë, janë elemente përcaktuese për të drejtën që sanksionon kjo dispozitë. Sipas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese nevoja dhe urgjenca janë elemente me rëndësi të veçantë në përmbajtjen e nenit 101 të Kushtetutës dhe, si të tilla, janë elemente përcaktuese për të drejtën që sanksionon kjo dispozitë. Nevoja dhe urgjenca janë rrethana dhe situata fakti që vlerësohen, rast pas rasti. Ato mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm jetësorë, natyrorë e shoqërorë. Si raste të tilla përmenden fatkeqësitë natyrore, boshllëku legjislativ i shkaktuar nga shfuqizimi i akteve, nevoja për efekte të menjëhershme në fusha me ndjeshmëri të madhe publike. Ajo që i bashkon të gjitha këto situata është fakti se përfaqësojnë një gjendje jo të zakonshme në jetën e vendit ku evidentohet dukshëm rreziku i ardhjes së pasojave të dëmshme për interesat publikë ose për të drejtat themelore të shtetasve. Ky rrezik dikton nevojën e masave të menjëhershme, por që legjislacioni ekzistues nuk i mundëson dot. Nga ana tjetër, elementi urgjencë nuk mund të ekzistojë në vetvete pa nevojën, sepse urgjenca tregon vetëm një situatë që nuk mund të presë, ndërsa nevoja tregon substancën e saj, përcakton situatën që kërkon zgjidhje, tregon marrëdhënien shoqërore që kërkon rregullim ligjor. Kuptimin e tyre të vërtetë termat nevojë dhe urgjencë e manifestojnë në kuadër të situatës të rastit konkret, duke i vlerësuar në kohën kur është vërtetuar prania e tyre. Nga kuptimi i përmbajtjes së nenit 101 të Kushtetutës, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, Këshilli i Ministrave nxjerr akte normative për marrjen e masave përkatëse”.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se prania e nevojës dhe urgjencës në kushtet e nxjerrjes së një akti normativ me fuqinë e ligjit është e lidhur me ekzistencën e vetë normës. Këtë opinion ka shprehur dhe jurisprudenca kushtetuese ndërkombëtare duke vlerësuar se ekzistenca paraprake e nevojës dhe urgjencës përbën një kërkesë që lidhet me vlefshmërinë kushtetuese të aktit normativ që ka fuqinë e ligjit. Vetëm kur situata e krijuar vlerësohet e pamundur të presë aq kohë sa nevojitet për nxjerrjen e ligjit të nevojshëm nga organi ligjvënës, qoftë edhe nëpërmjet procedurave të përshpejtuara, iniciativa ligjvënëse mund t’i kalojë qeverisë.

“Në momentin e nxjerrjes së aktit normativ por edhe aktualisht numri i personave të prekur është në rritje të vazhdueshme. Hapësirat e kufizuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale e bëjnë të pamundur zbatimin e të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri dhe ka një rrezik të lartë të përhapjes së shpejtë të këtij infeksioni ndërmjet të burgosurve dhe paraburgosurve. Në këto kushte, në një situatë të jashtëzakonshme, është e nevojshme që të merren masa të jashtëzakonshme me qëllim garantimin e kushteve të përshtatshme për parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri, nëpërmjet uljes së numrit të të burgosurve në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale”, tha ai.

“Gjendja e epidemisë së shkaktuar nga përhapja në masë e coronavirusit, jo vetëm që ka pamundësuar funksionimin e rregullt të Kuvendit, por edhe në kushtet kur Kuvendi mund të ishte duke funksionuar, mosmiratimi i shpejtë i kësaj nisme, mund të sjellë ardhjen e pasojave të dëmshme për të gjithë sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale dhe rrjedhimisht edhe rendin dhe sigurinë publike”, u shpreh ai.

Komiisoni shqyrtoi edhe Aktin Normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushë e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19””.

Relatori deputeti Alket Hyseni, në fillim të fjalës së tij, bëri me dije se, “nevoja dhe urgjenca janë elemente përcaktuese të kushtetutshmërisë së aktit normativ. Sipas jurisprudencës kushtetuese, nevoja dhe urgjenca janë rrethana dhe situata fakti që vlerësohen, rast pas rasti. Ato mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm jetësorë, natyrorë e shoqërorë. Si raste të tilla përmenden fatkeqësitë natyrore, boshllëku legjislativ i shkaktuar nga shfuqizimi i akteve, nevoja për efekte të menjëhershme në fusha me ndjeshmëri të madhe publike. Ajo që i bashkon të gjitha këto situata është fakti se përfaqësojnë një gjendje jo të zakonshme në jetën e vendit ku evidentohet dukshëm rreziku i ardhjes së pasojave të dëmshme për interesat publikë ose për të drejtat themelore të shtetasve. Ky rrezik dikton nevojën e masave të menjëhershme, por që legjislacioni ekzistues nuk i mundëson dot”.

Në përfundim të diskutimeve Komisioni i miratoi të gjitha këto akte me votat e të gjithë anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

/gj.mima//j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.