COVID-19/ Kalo: Ndiqni këshillat, na dëgjoni dhe respektoni pasi vetëm me bashkëpunim do t’ia dalim mbanë pa as më voglin dyshim

TIRANË, 1 prill/ ATSH/ Mjeku Tritan Kalo shprehet se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg, por ai sheh dritë në fund të këtij tuneli.

Mjeku Kalo gjithashtu u bën apel qytetarëve që të dëgjojnë dhe respektojnë këshillat pasi vetëm me bashkëpunim mund t’ia dalim mbanë kësaj “lufte” me COVID-19.

Kalo në mesazhin e tij shprehet se të gjithë së bashku jemi në njëjtën anije, e cila lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore COVID-19.

“01.04.2020… Dita e parë e një muaji të ri… BETEJA ndaj COVID-19 VAZHDON dhe FUNDI i saj ENDE LARG, por ka edhe DRITË në fund të këtij tuneli… Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin e rojës: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermierë e Staf ndihmës… Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19… JEMI TË GJITHË në vijën e parë të betejës… DISA përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinëzar… JANË në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, POR pavarësisht këtyre rrethanave të përkohshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona… PUNA NË EKIP kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar… KOHA kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional… JEMI të gjithë në të njëjtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore COVID-19”… JU LUTEM na dëgjoni dhe na respektoni… Ju duam, po ju gjendemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush… BASHKË NE DO JA DALIM pa as më të voglin dyshim!!!… MUAJ TË MBARË”, shprehet Kalo në mesazhin e tij. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.