COVID-19/ Drejtori i Burgjeve, Ismailaj: 494 të dënuar kërkuan “dënimin në shtëpi”

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj deklaroi sot se “janë 585 të dënuar që plotësojnë kriterin formal, në lidhje me kohën e mbetur të dënimit dhe kemi 494 kërkesa për leje”.

Në një intervistë televizive, Ismailaj tha se “vendimi do të merret shumë shpejt”.

Ai tha se shtoi se në sistemin penitenciar nuk ka asnjë rast të dyshimtë të infektuar me COVID-19 dhe se masat janë ekstreme.

“Çdokush që mund të futet në burg kontrollohet dhe vlerësohet nga stafi shëndetësor, pajiset me maska edhe doreza. Stafi kontrollohet çdo ditë”, tha ai.

“Mes të burgosurve nuk ka fare panik, kemi gjetur mirëkuptim”, tha Ismailaj.

Për herë të parë, ai thekson se janë ngritur dy pavijone dhe një spital në Fushë-Krujë, të gatshme për të përballuar çdo situatë të dyshimtë të të infektuarve në radhët e të dënuarve apo paraburgosurve.

“Një kërkesë e Gjykatës së Posaçme do të mundësojë në këtë situatë shtetrrethimi zhvillimin e proceseve me videokonferencë. “Mundësitë teknike janë dhe kjo do të bëhet”, shtoi Ismailaj./m.m/ /a.a/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.