BRUKSEL – NATO: Duhet të shmangim që kriza nga COVID-19 të rrezikojë sigurinë

BRUKSEL, 1 prill /ATSH-AFP/ – NATO duhet të shmangë që kriza shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19 të rrezikojë sigurinë e aleatëve të saj sepse kërcënimet nuk janë zhdukur si për mrekulli, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Duhet të duhet të sigurohemi që kjo krizë shëndetësore të mos shkaktojë një krizë të sigurisë”, konfirmoi Jens Stoltenberg gjatë një konference virtuale për shtyp një ditë para një takimi të ministrave të jashtëm të Aleancës.

“Për herë të parë në historinë e NATO-s, në 70 vjet, një takim i ministrave do të mbahet me videokonferencë”, theksoi ai.

Temat e diskutimit janë të shumta, sepse NATO-ja duhet të diskutojë për mënyrën e vazhdimit të misioneve të saj në Afganistan dhe Irak pas mosangazhimit të SHBA-së.

“NATO do të duhet të marrë përsipër një pjesë të aktiviteteve të koalicionit ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe do të reduktojë në 12 000 numrin e forcave të saj në Afganistan, ku situata mbetet delikate, pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar mes talibanëve dhe SHBA-së”, nënvizoi ai.

“Ne po sigurohemi të marrim masa parandaluese kundër Covid-19, por NATO-ja vazhdon të funksionojë, sepse kërcënimet nuk janë zhdukur nga një mrekulli”, shtoi ai.

“Rusia po kryen manovra ushtarake dhe patrullimet tona për mbikëqyrjen ajrore dhe detare vazhdojnë”, theksoi Stoltenberg.

“Ne kemi riprogramuar apo ridimensionuar disa manovra dhe nuk e kemi reduktuar disponueshmërinë operacionale”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.