AUSTRI – Papunësia arrin rekord të ri që pas Luftës së Dytë Botërore

VJENË, 1 prill /ATSH-DPA/ – Numri i të papunëve në Austri arriti në një rekord prej 563 000 personash në fund të marsit, pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit, njoftoi Agjensia e Tregut të Punës.

Kjo është shifra më e lartë e papunësisë e regjistruar në vend që pas Luftës së Dytë Botërore në 1946, kur mbetën të papunë 439 000 persona.

Rreth 200 000 persona humbën vendet e punës në gjysmën e dytë të marsit, duke e çuar shkallën e papunësisë në Austri në 12,2%, sipas metodës kombëtare të llogaritjes së papunësisë, ku nuk përfshihen personat e vetëpunësuar. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.