Video/ Zbatimi i masave për frenimin e përhapjes së COVID-19, edhe rrugët e Krujës të boshatisura

 

TIRANË, 31 mars/ATSH- A. Fortuzi/ Rrugët në qytetin e Krujës janë të boshatisura. Qytetarët janë të ndërgjegjësuar tashmë me masat e marra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka pasqyruar drejtpërdrejt situatën në qytetin e Krujës, ku siç shihet, rrugët janë të boshatisura e subjektet tregtare të mbyllura, sipas urdhrit të qeverisë. Qytetarët janë në banesat e tyre, duke respektuar masat drastike të marra nga qeveria, për të mënjanuar përhapjen e koronavirusit.

Në rrugët e qytetit të Krujës shihen patrulla policie që monitorojnë situatën dhe ndonjë prej automjeteve të urgjencës, të cilat janë të autorizuara për të lëvizur.

Qeveria shqiptare që prej identifikimit të rastit të parë me COVID-19 në vendin tonë, ka marrë masa drastike, duke limituar orarin e lëvizjes. Tashmë që prej të hënës, lëvizja është me leje të posaçme edhe për këmbësorët, ku ndalohet rreptësisht dalja e pensionistëve nga banesat.

Ndër masat kryesore të marra nga qeveria janë: mbyllja e kafeneve, bareve dhe restoranteve, moszhvillimi i mësimit dhe i aktiviteteve sportive, kulturore… etj., duke lënë të hapura vetëm shërbimet bazike për jetën e qytetarëve, si ushqimore, farmaci… etj. /r.e/

L🎙VE –NGA KRUJA- ZBATIM I MASAVE NDAJ COVID-19, RRUGËT BOSH DHE DYQANET E MBYLLURAhttps://ata.gov.al/2020/03/31/video-zbatimi-i-masave-per-frenimin-e-perhapjes-se-covid-19-edhe-rruget-e-krujes-te-boshatisura/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Dienstag, 31. März 2020

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.