VIDEO – Shijaku i boshatisur, qytetarët zbatojnë masat ndaj COVID-19

 


TIRANË, 30 mars/ATSH-A. Fortuzi/ Rrugët e bashkisë së Shijakut janë të boshatisura nga këmbësorët dhe automjetet, në respektim të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell pamje nga bashkia e Shijakut, ku duket qartë se pas orës 13:00 rrugët e qytetit janë të boshatisura dhe të gjitha dyqanet të mbyllura. Qytetarët duken se janë ndërgjegjësuar dhe po qëndrojnë në banesat e tyre, duke respektuar fashën e ndalimit të lëvizjes nga ora 13:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit tjetër.

Qytetarët e Shijakut, si shumica e popullsisë në gjithë Shqipërinë, po ndjekin me rigorozitet fashën e re të orarit të qarkullimit si masë e vendosur nga qeveria për minimizimin e përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.