Video motivuese nga Prince Ea/ Një dallgë frymëzimi në luftën kundër COVID-19


TIRANË, 31 mars/ATSH/ “Jemi dallgë nga i njëjti det… T’i përdorim këto çaste tragjike për të kuptuar më në fund se çfarë është e rëndësishme, por e vetmja vaksinë kundër virusit F (frikës) dhe çdo virusi tjetër është dashuria”.

Këto janë disa nga mesazhet e Richard Williams, 32-vjeçarit të njohur me emrin e tij skenik Prince Ea, një artist i fjalëve motivuese dhe frymëzuese në Amerikë.

“Një dallgë frymëzimi” e quajti kryeministri Edi Rama videon e tij, i cili shprehet se vaksina e vetme kundër virusit F dhe çdo virusi tjetër është dashuria. “Mirëmëngjes me këtë dallgë frymëzimi dhe një përqafim të gjithëve në distancë të sigurt”, tha Rama.

“Kini kujdes por jo frikë. Së bashku do ia dalim të ngrihemi”, shprehet Prince Ea në videon e tij motivuese, ndërsa thekson se ka lajme të mira në këtë tragjedi.

“Si çdo tragjedi mund ta lëmë këtë të na shkatërrojë, ose mund ta përdorim për të përmirësuar marrëdhëniet në të mirën tonë”, shprehet ai./m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.