Shkodër/ 35 mijë pensione janë shpërndarë në banesa gjatë muajit mars

TIRANË, 31 mars/ATSH/ 35 mijë pensione, ose rreth 96% e totalit janë shpërndarë në shtëpi nga Posta Shqiptare në Shkodër për muajin mars.

Lajmin e bëri të ditur deputetja e PS-së në Shkodër, Senida Mesi e cila informoi mbi ndihmën që po u jepet pensionistëve në Shkodër, të cilëve nuk u lejohet të dalin nga banesa për shkak të COVID-19.

“Faleminderit stafit, postierëve dhe drejtoreshës Mirela Petani për punën dhe përkushtimin.
Secili nga ne mund të ndihmojë në këtë situatë të vështirë, sidomos ato pensionistë që jetojnë të vetëm, për ti blerë ushqimet, ilaçet që mund të kenë nevojë apo ndihma të tjera sipas nevojës e mundësisë”, tha Mesi.

Ajo u shpreh se personalisht ka marrë përsipër deri tani të ndihmojë 4 pensionistë, banues në bashkinë Shkodër, që jetojnë vetëm. /m.m/ j.p/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.