Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi nuk do të penalizohen

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje 90-ditore nuk do të penalizohen nga qeveria greke për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe kërkojnë të kthehen në Shqipëri pasi u mbaron leja e qëndrimit 90-ditor në zonën Shengen.

Rama deklaron se nuk do të gjobiten nëse e kalojnë afatin e qëndrimit, duke apeluar se “kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur”.

“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit. Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja”, deklaroi Rama./k.s/ /a.g/ /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.