“Jeta vijon ciklin e saj”/Klosi: 55 zogj kanë çelur në Ishullin e Pelikanit, shifra më e lartë në 30 vitet e fundit


TIRANË, 31 mars/ATSH- A. Fortuzi/-Në Ishullin e Pelikanit në Karavasta, natyra vijon ciklin e saj. 55 zogj kanë çelur gjatë këtyre ditëve në Parkun Kombëtarë të Karavastasë, shifra më e lartë në 30 vitet e fundit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosit ka publikuar një video me pamjet të mrekullueshme nga Ishulli i Pelikanit, ku natyra, siç nënvizon ai, vijon ciklin e saj jetësor.

“Ndërsa përpjekjet tona janë përqendruar në luftën kundër COVID-19, natyra vazhdon e qetë ciklin e saj jetësor ndërsa rengersat në detyrë për mbrojtjen dhe monitorimin e Zonave të Mbrojtura. Përmes këtyre pamjeve të ditës së sotme, le të shijojmë virtualisht “ishullin” e pelikanit në Parkun Kombëtar të Karavastasë, ku numërohen mbi 80 fole të pelikanëve dhe kanë çelur 55 zogj”, thekson Klosi.

“Është shifra më e lartë në 30 vitet e fundit”, thekson Klosi, ndërsa shton se në këtë periudhë të betejës ndaj COVID-19, qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi, si rruga e vetme për të mënjanuar përhapjen e pandemisë COVID-19. Prandaj ai i fton në një tur virtual në lagunën e Karavastasë.  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.