TIRANË, 31 mars/ATSH/ Shtetasit shqiptarë që ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Shqipërisë, duhet të kontaktojnë në numrin e emergjencës pranë Ambasadës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut me anë të një njoftimi për shtyp i bëri thirrje sot të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe kanë ndërmend të udhëtojnë drejt Shqipërisë, se nisur nga fakti i vendosjes së masave të reja për parandalimin e koronavirusit, duhet të kontaktojnë në numrin e emergjencës pranë Ambasadës, +38975376896, Viber, WhatsApp.
Ambasada thekson se shtetasit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mund të kontaktojnë edhe numrat e vendosur në dispozicion nga Ministria për Europën dhe Punë të Jashtme nga ora 09:00-17:00.
00355694045503
00355694045502
00355694045500
00355694045498
00355694045495
00355694045505
00355694045501
00355694045499
00355694045497
00355694045496
/gj.mima/ /j.p/ /r.e/
