VIDEO-E hëna e 30 marsit në Tiranë, ATSH sjell pamje pa koment nga rrugët e boshatisura




TIRANË, 30 mars/ATSH/ E hëna e 30 marsit e ka gjetur Tiranën me masa më të shtrënguara në kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, në kuadër të frenimit të përhapjes së COVID-19.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka sjellë pamje direkt nga Bulevardi i Ri në Tiranë, nga rruga e Elbasanit dhe “Myslym Shyri”, ku pas orës 13, nuk vërehen lëvizje të qytetarëve.

Kafenetë, baret, restorantet e çdo aktivitet tjetër paraqitet i mbyllur në Tiranë. Në rrugë shihet të qarkullojnë vetëm automjetet e FA dhe Policisë, të cilat njëherazi monitorojnë respektimin e masave kundër koronavirusit.

Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ana e qeverisë shihet si masë shtrënguese në ‘luftën’ e egër të armikut të padukshëm COVID-19.

Nga kjo e hënë, qytetarëve u është kufizuar lëvizja dhe kanë mundësi të lëvizin vetëm një orë gjatë ditës, vetëm një anëtar i familjes gjatë orarit 05:00-13:00. Pensionistëve dhe të moshuarve nuk u aprovohet leja për të lëvizur, për shkak se janë më të rrezikuar nga infektimi.

z.tosku /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.