SHBA – Bisedë telefonike Tramp-Putin për situatën e tregjeve të naftës dhe COVID-19

UASHINGTON, 30 mars /ATSH-MIA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin zhvilluan një bidesë telefonike ku diskutuan gjendjen e tregjeve të naftës në botë dhe problemin me përhapjen së koronavirusit.

“Presidentët shqyrtuan opsionet për bashkëpunim të afërt të të dyja vendeve në këtë sferë dhe liderët janë informuar për masat të cilat i ndërmarrin në vendet e tyre për luftën kundër epidemisë”, theksoi Kremlini.

Në njoftimin e MPJ-së ruse, thuhet pas bisedës Trump-Putin, ishte realizuar bisedë edhe mes sekretarit shtetëror amerikan Majk Pompeo dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov.

Shefat e Diplomacisë të të dyja vendeve ishin marrë vesh që të ndajnë informacione për situatën me pandeminë botërore të virusit korona. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.