SHBA – Arrin në 723 328 numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën

MERILEND, 30 mars /ATSH/ Më shumë se 700 000 raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë që prej fillimit të pandemisë, sipas burimeve zyrtare.

Të paktën 715 204 raste të infektuar, mes të cilëve 33 568 të vdekur janë regjistruar në 183 vende dhe territore, veçanërisht në SHBA me 143 025 raste prej të cilëve 2 514 të vdekur, në Itali 97 689 raste, vendi më i prekur për nga numri i të vdekurve e 10 779 dhe në Kinë me 81 470 raste, mes të cilëve 3 304 të vdekur, vatra fillestare e përhapjes së pandemisë.

Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të të prekurve pasi shumë vende kryejnë testime vetëm për rastet që iu nevojitet shërbimi spitalor.

Numri i infeksioneve të konfirmuara globale të koronavirusit është 723 328, sipas universitetit Johns Hopkins. Janë regjistruar 34 005 viktima dhe 151 991 të shëruar, raporton “The Guardian”.

Dhjetë vendet me numrin më të madh të të infektuarve janë si më poshtë, shtatë prej tyre, përfshirë Britaninë e Madhe, ndodhen në Europë:

SHBA: 143 025

Itali: 97 689

Kinë: 82 152

Spanjë: 80 110

Gjermani: 62 435

Francë: 40 723

Iran: 38 309

BM: 19 784

Zvicër: 14 829

Holandë: 10 930

/ / sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.