KINË – Raportohen 31 raste të reja dhe katër viktima nga COVID-19

PEKIN, 30 mars /ATSH-DPA/ – Kina raportoi 31 raste dhe katër viktima të reja të konfirmuara me koronavirus, sipas shifrave të fundit të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Sips autoriteteve shëndetësore, 30 raste janë të importuara nga jashtë vendit. Vetëm një rast në provincën Gansu ishte transmetuar nga vendasit.

Asnjë nga rastet e reja nuk u regjistrua në epiqendrën fillestare të provincës së shpërthimit të Hubei, ku masat e izolimit të muajve të fundit po hiqen gradualisht.

Që kur virusi filloi të përhapej në dhjetor të vitit të kaluar, ka infektuar 81 470 persona në të gjithë Kinën dhe shkaktoi 3 304 viktima. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.