INDI – Qeveria nuk planifikon zgjatje të izolimit pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19

NJU DELHI, 30 mars /ATSH-DPA/ – Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Indi kaloi shifrën 1 000, por qeveria njoftoi se nuk kishte plane për të zgjatur izolimin trejavor në mbarë vendin.

“Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive u rrit në 1 071, me 92 raste të reja”, sipas ministrisë federale të Shëndetësisë. Nga këta, 29 humbën jetën, ndërsa 99 u shëruan.

Ka patur një rritje të vazhdueshme të rasteve me Covid-19 që nga 20 marsi, me 179 raste të raportuara vetëm të shtunën, rritja më e lartë njëditore deri tani.

Zyrtarët e lartë thanë se nuk kishte plane për të zgjatur urdhrat e qëndrimit në shtëpi, të miruatuata më 14 prill. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.