HOLANDË –Një tablo e Van Gogh grabitet në një muze

HAGË, 30 mars /ATSH-AFP/ – Një tablo e piktorit holandez, Vincent van Gogh u grabit në një muze në Holandë, aktualisht i mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot drejtori i muzeut.

“Dje në mbrëmje një tablo e Van Gogh është vjedhur”, deklaroi në një video Evert van Os, drejtori i përgjithshëm i muzeut Singer Laren duke shtuar se bëhej fjalë për pikturën “Le jardin du presbytère de Nuenen au printemps”.

Kjo tablo përfaqësonte kopshtin e kishës së Nuenen në pranverë të vitit 1884, titulluar “Spring Garden”../ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.