GREQI – Ndërron jetë luftëtari që hoqi flamurin nazist nga Akropoli në 1941

ATHINË, 30 mars /ATSH-ANSA/ Manolis Glezos, legjenda e rezistencës greke kundër okupimit nazifashist dhe eksponent historik i së majtës helenike, vdiq në moshën 97-vjeçare, njoftoi TV publik ERT.

Glezos hyri në histori për shkak se hoqi flamurin nazist nga Akropoli i Athinës në 1941.

Gjenerali Charles De Gaulle e kishte quajtur “rezistenti i parë në Europë”. Ai ishte shtruar në spital që nga 18 mars në një spital të Athinës për një infeksion urinar dhe gastroenterit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.