FRANCË – Mbi 3000 vdekje nga COVID-19, 418 në 24-orëshin e fundit

PARIS, 30 mars /ATSH-AFP/- Në Francë u regjistrua sot një tejkalim i pragut të 3000 vdekjeve në spital (3024), përfshirë 418 të regjistruara në 24 orët e fundit.

Kjo është edhe rritja më e madhe e numrit të vdekjeve që nga dita e fillimit të epidemisë, sipas bilancit postuar në internet nga qeveria.

Numri i përgjithshëm i personave të shtruar në spital tani është rreth 21 000 (plus 1592 që nga e diela), duke përfshirë një fluks shumë të fortë të rasteve të rënda në kujdesin intensiv (+ 424), ku figurojnë 5056 pacientë të pranuar deri më tani./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.