COVID-19/ Rama për TG7: Nuk mund të sulmojmë veç e veç, por në komunitet

TIRANE, 30 mars /ATSH-/ – Nisja e mjekëve ishte një gjë natyrale, i thashë fjalët në dy gjuhë sepse është një luftë e përbashkët, një përballje e përbashkët, më erdhi natyrale, nuk është se e mendova shumë, më pëlqeu ideja qe fjalët nuk duhet t’i dëgjojnë jo vetëm shqiptarët por edhe italianët, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë video në kanalin TG7 me gazetarin Enrico Mentana.

”Italia ishte pranë nesh në momentet e para, në momente errësire për ne, na u gjend pranë në çdo krizë politike. Nuk është se duhet të ndryshojë asnjë në raporte qeveritare dhe mes popujve tanë”, theksoi kryeministri.

Ndërsa u demostrua një episod mbi politikën e brendshme të Hungarisë ku kryeministri Orban mori fuqi të plota nga parlamenti Rama iu përgjigj: se kjo situatë është delikate, sepse nga njëra anë po luftojmë një armik te padukshëm, nga ana tjetër kemi një shtëpi që sulmohet nga të gjitha anët ndërsa ne jemi mbyllur secili në dhomën e vet”.

”Unë nuk kam parë në asnjë vend, dhe nuk e di nëse dikush ka parë një luftë në historinë e humanitetit që fiton pa pasur idenë se si të sulmojë. Këtu është e qartë, nuk mund të sulmojmë veç e veç por në komunitet. Pastaj situata është e tillë që sigurisht është shqetësuese për të menduar se di do t’a përballojmë këtë virus kur të gjitha aktivitetet janë të ndërprera, dhe kur parlamentet nuk mund të mblidhen. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm të kritikojmë nga larg, sepse gjërat që po i bëjnë të gjitha funksionojnë për momentin , por se di a do funksionojnë për më gjatë”, shtoi Rama.

Pyetjes së gazetarit Mentana se a do shiheshin së shpejti në Itali, kryeministri iu përgjigj se ”jo vetëm do të vizitonte Italinë por do të takoheshin personalisht siç e kishin bërë edhe në emisione të tjera.   /os/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.