AXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/3/2020

SHANGAI (Kinë) – Publikimi i fitimeve për vitin 2019 të gjigantit kinez të naftës Sinopec.

GJENEVE – Konferencë për shtyp e OBSH-së për koronavirusin.

RUSI – Javë jo pune për të luftuar koronavirusin.

KIEV (Ukrainë) – Seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit për të miratuar ligje që forcojnë luftën kundër koronavirusit dhe atyre që kërkohen nga FMN.

BERLIN (Gjermani) – Takim i Merkelit me ministra përgjegjës për luftën kundër pandemisë Covid-19.

WIESBADEN (Gjermani) – Destatis: Inflacioni i muajit mars.

FORT LAUDERDALE (SHBA) – Mbërritja e mundshme e anijes së lundrimit ”Zaandam” me 1 800 pasagjerë të bllokuar në bord për shkak të Covid-19.

UASHINGTON – Një përmbledhje e përditshme për shtyp e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për Covid-19.

OTAVA (Kanada) – Ministri i Financave Bill Morneau shpall buxhetin.

ALGJER – Gjyqi i shkrimtarit algjerian dhe aktivistit për të drejtat e njeriut Anouar Rahmani./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.