Videolajm/ Policia: Qëndro në shtëpi, mos dil kot

TIRANË, 29 mars/ATSH-A. Fortuzi/ Policia e Shtetit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, u kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi e të mos dalin kot.

Policia e Shtetit, përmes një videoje të postuar pasditen e së dielës, duke i falënderuar qytetarët për respektimin e masave të marra nga qeveria, pasqyron punën e saj në terren, duke monitoruar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve sipas rregullave të vendosura nga qeveria.

Në vendin tonë deri më tani janë 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste. Deri tani numërohen 40 të shëruar pas testeve të dyta të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë, teksa kanë humbur jetën 10 persona.

#Mosdilkotqëndronështëpi

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 29. März 2020

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.