IZRAEL – Netanyahu-Gantz afër marrëveshjes së bashkëqeverisjes

TEL AVIV, 28 mars /ATSH-ANSA/- Kryeministri Benyamin Netanyahu dhe kundërshtari i tij politik Benny Gantz janë në rrugën e duhur për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar në Izrael.

Të dy liderët pas një mbledhjeje të parë pozitive do të kthehen të takohen sonte me qëllim mbylljen e bisedimeve dhe formimin e ekzekutivit.

Midis kushteve të marrëveshjes, gjithashtu pritet një qeverisje me stafetë midis të dyve në krye të ekzekutivit me 18 muajt e parë për Netanyahun dhe nga shtatori i vitit 2021 për Gantz.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që Gantz, të marrë kreun e ministrisë së Jashtme ose atë të Mbrojtës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.