BERLIN, 29 mars /ATSH-DPA/ – Landet gjermane, që nga e hëna do të fillojnë të bëjnë pagesa të drejtpërdrejta për bizneset e vogla dhe individët e vetëpunësuar, që janë goditur rëndë nga kriza e koronavirusit.
Landet dhe qeveria federale arritën një marrëveshje administrative për të vënë në dispozicion 50 miliardë euro ndihmë shtetërore për të punësuarit e përkohshëm dhe kategori të tjera.
Marrëveshja, e konfirmuar në deklaratat e Ministrisë gjermane të Ekonomisë dhe Financave, do i lejojë qeverive rajonale akses në fond për të paguar qytetarët në nevojë. / /sara/