GJERMANI – Forcat e Armatosura tërheqin ushtarët nga Iraku për shkak të koronavirusit

BERLIN, 29 mars /ATSH-DPA/ – Forcat e Armatosura të Gjermanisë (Bundeswehr), filluan tërheqjen e ushtarëve të vendosur në Irak si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Komanda e Operacioneve të Bundeswehr zbuloi sot ndryshimet e vendosjes në Komitetin e Mbrojtjes së Parlamentit. Transferimet përfshinin trupa në pozicione jo thelbësore dhe grupi i parë është kthyer në Gjermani.

Koalicioni ushtarak ndërkombëtar në Irak, i udhëhequr nga SHBA, tashmë ka pezulluar misionet e trajnimit që synojnë të luftojnë Shtetin Islamik.

“Gjatë këtij udhëzimi, u përcaktua gjithashtu se, kudo që të ishte e mundur, personeli që nuk nevojitej duhet të largohej përkohësisht nga pozicionet”, shkruhej në letrën e ushtrisë për deputetët. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.