FOKUS – COVID-19, fronti i ri i rrjeteve sociale përballë dezinformimit

NJU JORK, 29 mars /ATSH-AFP/ – Facebook dhe rrjetet e tjera sociale dinin se 2020, me presidencialet amerikane, do të ishte një vit i rrezikshëm përsa i përket dezinformimit.

Por, pandemia e koronavirusit ka hapur një front tjetër me pasoja të rrezikshme.

Ardhur nga jashtë apo nga brenda, kërcënimi që mund të përballeshin në zgjedhjet e nëntorit ishte identifikuar kohë më parë dhe platformat dukeshin, në një farë mase, të gatshme për t’u përballur me të.

Sidoqoftë, asgjë nuk mund t’iu lejojë atyre të parashikojnë kataklizmin e informacioneve të rreme, teoritë e komplotit dhe trajtimet e rreme të mrekullueshme që publikohen në internet ndërsa Covid-19 po përhapet në të gjithë botën.

Por sot atyre u kërkohet të bëjnë më shumë për t’i dhënë fund kësaj.

“Ekziston gjithmonë një pabarazi midis asaj që njerëzit mendojnë se është e vërtetë dhe asaj që ata janë të prirur të ndajnë”, theksoi David Rand, specialist i trurit dhe shkencave konjiktive në Universitetin prestigjioz MIT./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.