COVID-19/ Numri i të infektuarve në të gjithë botën arrin në mbi 700 mijë

ANKARA, 29 mars /ATSH-AA/ – Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifrën 700 000.

Deri tani, në të gjithë botën janë regjistruar 702 348 raste me COVID-19, sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 131 403 pacientë, më pas renditen Italia me 97 689 raste dhe Kina me 81 439.

Pas tyre vijojnë Spanja me 78 799 raste, Gjermania me 60 659, Irani me 38 309 raste, Franca me 37 575, Britania e Madhe me 19 552, Zvicra me 14 829 raste, Holanda me 10 866 dhe Belgjika me 10 826 raste të regjistruara me COVID-19./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.