BRUKSEL – KE propozon një projektbuxhet të ri në përgjigje të koronavirusit

BRUKSEL, 29 mars /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian do të propozojë një projektbuxhet të ri shumëvjeçar të BE-së, theksoi presidentja e ekzekutivit europian, Ursula von der Leyen.

“Komisioni Europian do të propozojë një projektbuxhet të ri shumëvjeçar të BE-së për t’i bërë ballë pasojave ekonomike nga pandemia e koronavirusit”, njoftoi presidentja e Komisionit Europian.

Para një muaji, më 21 shkurt, drejtuesit e 27 vendeve të BE-së dështuan për të rënë dakord mbi buxhetin e BE-së për shtatë vitet e ardhshme (2021-2027), si dhe për shumën globale mbi shpërhdarjen e shpenzimeve, nga bujqësia te digjitalizimi, nga mbrojtja te migracioni.

Diskutimet pritej të vazhdonin, por pandemia e koronavirusit që është përhapur në Kontinentin e Vjetër dhe që ka regjistruar aktualisht dy të tretat e të vdekurve në botë, me 21 334 të vdekur për 351 877 raste, ka ndryshuar prioritetet e drejtuesve të Bashkimit Europian. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.