Bankat, apel qytetarëve të përdorin shërbimet online

TIRANË, 29 mars /ATSH/- Në vijim të ashpërsimit të masave kundër përhapjs së COVID-19, që kufizojnë ndjeshëm qarkullimin e lëvizjen e qytetarëve, bankat tregtare në vend i bëjnë apel qytetarëve që të përdorimin shërbimin online banking, për shërbimet bankare.

Bankat bëjnë thirrje që të përdoren kanalet dixhitale e-banking për individë dhe biznese.

Gjithashtu njoftojnë bankat tregtare, qytetarët mund të përdorin Digital/Internet banking në telefon apo kompjuter sa herë që është e mundur.

Online banking është 24  orë në shtatë të javës në dispozicion të qytetarëve për shërbime të ndryshm bankare. e.xh/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.