ZVICËR – Situatë e jashtëzakonshme, raportohen mbi 13 000 raste dhe 200 viktima

GJENËVË, 28 mars /ATSH/ – Zvicra është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, me më shumë se 13 000 raste pozitive dhe mbi 200 vdekje.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit, qeveria e kategorizoi situatën në vend si të jashtëzakonshme.

Qeveria ka rritur përgjigjen ndaj zgjerimit të pandemisë, duke urdhëruar mbylljen e bareve, restoranteve, ambienteve sportive dhe hapësirave kulturore. Vetëm bizneset që ofrojnë mallra thelbësorë, siç janë dyqanet ushqimore, furrat e bukës dhe farmacitë, duhet të qëndrojnë të hapura. Bankat dhe zyrat postare gjithashtu do të jenë të hapura. Masat janë në fuqi deri më 19 prill.

Zyra Federale e Shëndetit njoftoi se numri i rasteve po rritet shumë shpejt dhe sigurimi i shifrave të sakta ishte i vështirë.

Më shumë se 6,000 teste po kryhen çdo ditë në Zvicër.

Ekspertët paralajmëruan se numri i të infektuarve do të vazhdojë të rritet. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.