VIDEO/ Lleshaj apel qytetarëve: Qëndro në shtëpi, ndërprit vargun fatal të infektimit me COVID-19

TIRANË, 28 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ripërsëritur thirrjen për të qëndruar në shtëpi, si mënyra më e mirë për të ndërprerë vargun fatal të infektimit nga COVID-19, pandemia që ka afro 600 000 persona në të gjithë botën.

Ministri Lleshaj, përmes një video të publikuar prej tij, ilustron se si duke qëndruar në shtëpi, fitohet beteja ndaj këtij virusi, që ka marrë jetën e shumë personave në të gjithë botën.

“Qëndro në shtëpi, ndërprit vargun fatal të infektimit!”, nënvizon Lleshaj, teksa në video pasqyrohet se si shpërndahet COVID-19, nga një person në tjetrin pa e kuptuar, nga daljet e tepërta dhe të panevojshme. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.