TURQI – Erdogan: Asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se sa fuqia jonë

ANKARA, 28 mars /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke iu referuar koronavirusit të ri (COVID-19) deklaroi se “nuk ka qetësi, pasi kërcënimi me të cilin përballemi është shumë serioz”.

“Ne vazhdojmë luftën të vendosur kundër COVID-19, së bashku me popullin tonë”, deklaroi ai.

”Ne kemi bindjen se asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se sa fuqia jonë”, tha presidenti Erdogan.

“Asnjëherë nuk duhet të na zerë paniku, pasi me të vërtetë po bëjmë një luftë të fuqishme kundër këtij kërcënimi”, shtoi ai.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ishte dje 92./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.