Rama shpërndan fjalët e Shën Terezës: Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij

TIRANË, 28 mars/ATSH/ “Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij”, tha sot Kryeministri Edi Rama duke ndarë fjalët e Nënë Terezës.

Kryeministri zgjodhi fjalët e shenjtores shqiptare për të përcjellë mesazhin e tij përmes rubrikës “Fjalë të shenjta”.

Shqipëria po zbaton masa drastike për të parandaluar përhapjen e prekjes nga koronavirusi, duke mbyllur të gjitha aktivitetet ku ka grumbullime të njerëzve, si dhe qarkullimin e mjeteve në disa qytete./m.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.