Rama ndan Rapsodinë e Koronavirusit: Lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë


TIRANË, 28 mars/ATSH/ “Mos u mërzisni, lufta na gjeti nuk e zgjodhëm, po ne do ta fitojmë dhe mos kini asnjë dyshim”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Ai ndau Rapsodinë e Koronavirusit me muzikën e grupit legjendar “Queen”, përshtatur sipas Bohemian Rhapsody.

Mesazhe drithëruese që sjellin realitetin në të cilin ndodhet gjithë bota, në përballje me pandeminë e COVID-19. “Mund të ulej më shumë kurba, e dini që është përgjegjësia juaj”, është ky njëri prej mesazheve që vjen përmes kësaj videoje dhe që sensibilizon mbi këshillën kryesore në këtë kohë, distancimin social./m.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.