MJEDIS/KLIME – COVID-19 ”pastroi” ndotjen për shumë kryeqytete

BRUKSEL, 28 mars /ATSH-ANSA/- Ndotja e ajrit ka arritur një shifër të kënaqshme për shumë kryeqytete europiane, përfshirë Romën, Parisin dhe Madridin, për shkak të masave të kontrollit dhe bllokimit të aktiviteteve të vendosura për emergjencën e koronavirusit SarsCoV2.

Ky përmirësim tregohet nga imazhet e reja të satelitit Sentinel-5P, të programit Kopernikus të menaxhuar nga Komisioni Evropian dhe Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Sateliti Sentinel-5P ka siguruar një hartë të ndotjes së ajrit në Europë, siç kishte bërë edhe për Kinën, duke zbuluar një rënie të konsiderueshme në përqendrimet e një ndotësi kryesor, dioksidi i azotit, i gjeneruar nga aktivitete njerëzore si trafiku, prodhimi i energjisë nëpërmjet centsraleve dhe industrisë.

Sateliti fotografoi në veçanti përqendrimet e dioksidit të azotit nga 14 deri në 25 Mars 2020, në krahasim me mesataren e përqendrimeve të së njëjtës periudhë të vitit 2019, duke treguar qartë një ulje të mprehtë të përqendrimeve të kësaj substance në qytetet kryesore në të gjithë Evropën.

“Përqendrimet e dioksidit të azotit ndryshojnë nga dita në ditë për shkak të ndryshimeve të motit”, theksuan autorët. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.