Mësimi online/ Udhëzime e modele testesh për provimet kombëtare

TIRANË, 28 mars/ATSH-A. Fortuzi/-Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi sot materiale dhe platforma për mësimin online, që po aplikoher pas mbylljes së shkollave në kuadër të masave të marra për minimizimin e përhapjes së COVID 19.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini publikoi linkun ku mund të gjejnë materiale, duke theksuar se në brendësi nxënësit do të gjejnë edhe udhëzime dhe modele testimi.

“Udhëzime, modele testesh për provimet kombëtare, platforma online dhe manuale apo tutoriale mbi përdorimin e tyre“,- vuri në dukje ministrja Besa Shahini.

Linku i nevojshëm për nxënësit: https://arsimi.gov.al/materiale-dhe-platforma-per-mesimin-…/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.